Shërbimi sekret i Danimarkës ndihmoi SHBA të spiunonte politikanët evropianë duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel nga 2012 në 2014.

Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes (FE) bashkëpunoi me Agjensinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA) për të mbledhur informacion.

Informacionet kanë dalë në bazë të një hetimi të brendshëm në Shërbimin e Inteligjencës Mbrojtëse Daneze, duke cituar nëntë burime të paidentifikuara që kanë pasur qasje në hetim.

Sipas hetimit, Agjensia e Sigurisë Kombëtare të SHBA përdori kabllot daneze të informacionit për të spiunuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani, përfshirë edhe ish-ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier.

Presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe një zëdhënës i Angela Merkel kanë thënë se ata nuk ishin në dijeni të përfshirjes daneze derisa raporti u nda me media të tjera evropiane. Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës Trine Bramsen, i cili thuhet se ishte informuar më herët për spiunazhin. Për mediat vendase ajo u shpreh se përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm.

Klan News