Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Presidenti i Vllaznisë Myftar Çela është arrestuar dje në mbrëmje nga forcat e policisë së komisariatit të Shkodrës. Sipas zëdhënëses së policisë së këtij qyteti presidenti i kuq e bluve, akuzohet për kontrabandë dhe vjedhje me armë në bashkëpunim. 40-vjeçari Çela banor i fshatit Bajzë që drejton skuadrën më të madhe të veriut prej katër vjetësh është transferuar dje në qelitë e komisariatit të Durrësit ku ka marrë menjëherë dënimin e burgimit pa afatë nga gjykata e këtij qyteti.

Vendimi për arrestimin e tij është marrë që më 28 Mars, por presidenti i Vllaznisë ka vazhduar të jetë i lirë pasi nuk është gjendur nga organet e policisë, ndërsa të hënën e kaluar ka qenë i pashqetësuar në zyrën e ministrit Edi Rama duke folur për futbollin.

Presidenti i Shkodranëve duket se veç akuzave të ngritura për kontrabandë dhe me armë do të përballet edhe me atë të rrahjes të shefit të kategorisë së parë Besnik Xhela dy muaj më parë. Po kështu në prokurorinë e Tiranës është një tjetër dosje e Federatës së Futbollit, ku Myftar Çela akuzohet për fallsfikim dokumentash.

Arrestimi i mbrëmshëm duket se do tu jap fund mosmarrëveshjeve të klubit të Vllaznisë me federatën pasi gjithçka ka qenë përsonale e presidentit, tashmë të burgosur./tvklan.al

Gazetar – Dritan Shakohoxha