Veç përkushtimit ndaj Zotit, pastori Paulin Vilajeti ka një pasion tjetër të madh: vrapin. Që prej një moshe të vogël, ai është marrë me aktivitet fizik dhe është  bërë pjesë e maratonave të vrapimit. Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pastori tregon se kur shërbente në Berat e Himarë shihej gjithnjë me biçikletë. Sportin e konsideron një moment që mund të flasë vetëm për vetëm me Zotin.

Paulin Vilajeti: Unë faktikisht kam qenë pastor në Berat në ’92-97, shumë beratas më mbajnë mend, një i çmendur që ditë për ditë nga ana që është me kalldrëm ngjitesha me biçikletë lart në kala. Nga ana e kalldërimit përpara, ditë për ditë. Biçikleta ka qenë ajo që unë e  mbaja gjithmonë. Kur kam shkuar në Himarë, kam shkuar nga Himara deri te kalaja ditë për ditë, për dy  javë shkoja me biçikletë. Sportin e kam pjesë sepse unë besoj që është shumë i rëndësishëm. Unë e përdor sepse është koha më e mrekullueshme që unë kaloj me Perëndinë. Jam vetëm për të. Lutem për njerëzit. Kam një moment që s’më ndërhyn askush./tvklan.al