Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Dy futbollistët ukrainas pas një jave qëndrimi në Shqipëri pranë ekipit të Dinamos do të ndahen nga njëri-tjetri. Sergei Baliçin 26 vjeç, në rolin e sulmuesit nuk ka arritur të kaloj provat për qëndrimin e tij në radhët e skuadrës dinamovite, duke u rikthyer përsëri në Ukrainë. Në ekipin e Dinamos janë rikthyer dhe sulmuesi vlonjat Fjodor Xhafa dhe mbrojtësi elbasanas Arjan Pisha. Ndërkohë që është realizuar dhe këmbimi i dy portierve. Grima do të mbroj portën e Vllaznisë, ndërsa Mustafa të Dinamos.

Drejtuesit e rinj të Partizanit në pritje të përfundimit të legalizimit të klubit po mendojnë për forcimin e skuadrës së tyre, duke synuar për vlonjatin Danjel Xhafa./tvklan.al