Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas tri brazilianëve të Partizanit kanë mbrritur sot te ekipi i Dinamos dy futbollist ukrainas. Dy futbollisteve mbrojtës dhe qendër sulmues do tju shtohet edhe një tjetër futbollist. Presidenti i Dinamos Besnik Sula deklaron se lojtaret do të jenë në provë dhe trajneri do të vendos për ata.

Besnik Sula:- “Sot erdhën dy lojtar presim edhe lojtarin e tretë, të cilët do të jenë për disa kohë në provë. Në parim kemi rënë dakort dhe i vetmi që do të vendosi është trajneri. Pagesa për lojtarët nuk është shumë e madhe, pak a shumë është njëlloj më lojtarët shqiptarë. Në shqipëri është e vështirë të gjesh lojtarë, pasi janë shumë pak. Këta dy lojtarë të huaj janë gjetur sipas kërkesës së skuadrës. Ne menduam të marrim lojtarë nga ukraina sepse ata janë lojtarë që i përshtaten futbollit shqiptar”.

Stërvitja e parë e dy ukrainasve do të jetë nesër në ambjentet e klubit sportiv Dinamo./tvklan.al