Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot paradite në një nga sallat e stadiumit “Qemal Stafa”, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një konferencë shtypi për të informuar mbi procedurën jo të rregullt të ndjekur nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe UNICEF, të ndihmave të ardhur nga FIFA në adresë të FSHF-së.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit këtë konferencë për shtyp e drejtuan Gjergji Thaka dhe Bujar Lubani. Sipas Lubanit FSHF nuk ka patur djeni më parë për këtë problem. Unë jam vënë në djeni nga Stavri Bello, sekretari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të bërë një shpërndarje të disa topave të dhëna nga UNICEF-i dhe jo si ndihma të ardhura nga FIFA.

Ky problem ka dalë javën e kaluar sipas bisedës së zhvilluar nga Sulejman Starova me drejtorin e Departamentit të Asistencës dhe Zhvillimit për vendet e lindjes pranë UEFA-s, EPLE, Këto ndihma janë marrë nga UNICEF-i dhe i janë dorëzuar zotit Stavri Bello. Për këtë arsye ne si federatë protestojmë dhe kërkojmë që këto ndihma të shpërndahen sipas planifikimit nga FSHF./tvklan.al