Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një transferim i jashtëzakonshëm për një futbollist shqiptar që luan jashtë kufijëve është bërë publike nga media sportive gjermanë. Igli Tare titullari i kombëtares kuqezi tashmë do të jetë lojtari i skuadrës gjermane të Kaizeslauten. Sulmuesi 25-vjeçar është i dyti futbollist pas Rrakllit, që do të luaj me një skuadër të Bundesligës.

Kontrata e tij me këtë klub i cili ndodhet në elitën e futbollit gjerman dhe atë europian është deri në vitin 2002.

Një kupë edhe për Skënder Jarecin. Klubi i Dinamos ka organizuar një turne simbolike futbolli për të kujtuar Jarecin një ndër figurat e shquara të klubit dinamovit e atij kombëtar në vitet 50-60.

“Rinia 99” quhet trofeu i basketbollit i cili mblodhi sot në Tiranë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” 10 skuadra të moshave të ndryshme të ndarë në dy grupe. Finalja u zhvillua ndërmjet Durrësit dhe Tiranës. Ndërsa për vendin e tretë dhe të katërt Partizani fitoj ndaj Studentit. Astrit Hutka inspektor në Federatën Shqiptare të Basketbollit thotë për Tv Klan.

Astrit Hutka:- “U vu re që ka djem të rinj shtatlartë. Është për t’u theksuar fakti që rreth 30 djem mbi 1 metër e 90 deri në 2 metra morën pjesë në këtë aktivitet./tvklan.al