Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Si dhe një javë më parë me rrjeta të paprekura zero me zero ka nisur java e 13-të e kampionatit kombëtar të futbollit. Bylisi i Ballshit ka fituar përsëri një pikë të vlefshme në Tiranë duke forcuar pozitat në mesin e renditjes. Partizani me gjithë përpjekjet nuk arriti të rëalizojë objektivin për fitoren.

Rastet më të mira për të shënuar për të dyja skuadrat u paraqitën në 15 minutat e pjesës së dytë. Në fundin e krejt takimit Shtrepi do të godas bukur me kokë por portiere kundërshtar e dërgon topin jashtë kuadratit të portës.

Neser do te luhen takimet e tjera sipas këtij kalendari. Apolonia-Skënderbeu gjyqtar Tare, Dinamo-Tirana gjyqtar Janku, Elbasani-Vllaznia gjyqtar Velçani, Lushnja-Teuta gjyqtar Pregja, etj.