Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka përfunduar sot pasdite rrethi i 56 çiklistik i Shqipërisë. Etapa e fundit Korçë-Gracen-Krrabë, me gjatësi 146 km është fituar nga kampioni Besnik Musai i Tiranës. Në vendin e dytë Aleksandër Lazri i Vllaznisë dhe në vendin e tretë Agron Boga po i sportklub Tiranës.

Në renditjen individuale, Besnik Musai i sportklub Tiranës është përsëri fitues për të pestën herë i rrethit çiklistik. I ndjekur nga çiklisti i Vllaznisë së Shkodrës Leonard Kola. Edhe në renditjen ekipore, ekipi i Tiranës shpallet kampion pas pesë vjetësh i drejtuar nga trajneri Besim Balla. Në vendin e dytë ekipi i Apollonisë dhe në vendin e tretë ekipi i Vllaznisë./tvklan.al