Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Është zhvilluar dje në Kukës edhe takimi i parë Kukësi – Tirana për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë në futboll. Një takim I prapambetur për shkak të kushteve jo të mira atmosferike. Takimi u mbyll në barazim 1 me 1, për të vendosur çdogjë në takimin e dytë që do të luhet të mërrkurën në Tiranë.

Janë përcaktuar sot dhe katër çiftet çerekfinaliste të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë në futboll. Kampionët e dimirit të Teutës së Durrësit, prsin dhe përfundimin e takimit të dytë të kthimit Tirana-Kukësi, për tu njohur me kundërshtarin e tyre. Mendohet që Tirana kampione të jetë rivalja e saj. Çiftet e tjera janë, Shkumbini – Vllaznia, Lushnja – Bylis dhe Dinamo – Tomorri. Le të ndjekim dhe intervistën me trajnerin e Teutës Hasan Lika.

Trajneri Hasan Lika:- “Unë e kam theksuar edhe në intervista të tjera që ne nuk kishim preferenca se kush skuadër do na bier, sepse të katër skuadrat ishin të forta. Për momentin sigurisht që është një përplasje e parakohshme, megjithatë unë them që kualifikimi do të ishte i vështirë jo vetëm me Tiranën por edhe me skuadrat e tjera. Veçoria e kupës është kjo që nuk lejon të gabosh dhe të korrigjosh më vonë, kështu që unë them që dhe me këtë çiftin tonë, ai që do gaboj më pak, ai mendoj se do të jetë më afër kualifikimit”.

Është zhvilluar sot analiza vjetore e Federatës Shqiptare të Mundjes. Presidenti i saj Flamur Reçi ndërmjet të tjerash informoj të pranishmit për aprovimin nga ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, të kërkesës së federatës për organizimin e kampionatit botëror të mundjes për femra në vendin tonë. Kandidatura jonë është shumë e fortë ka thënë Reçi dhe Brenda muajit Shkurt do të përfundoj gjithçka. Pastaj sekretari shqiptar i federatës së mundjes Viron Bezhani, analizoi veprimtarinë gjatë vitit ’99 dhe detyrat për të ardhmen. Janë dalluar gjatë vitit të kaluar ekipet e Tiranës, Studentit, Flamurtarit, Partizanit, Kukësit, Dinamos etj. Megjithatë duhet që për këtë vit rezultatet të jenë më të larta sin ë drejtim të pjesmarrjes ashtu dhe në drejtim të cilësisë sportive, është shpreur ndër të tjera sekretari shqiptar i federatës së mundjes Viron Bezhani./tvklan.al