Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me trajnerin e Vllaznisë së Shkodrës, zotin Artan Bushati.

Artan Bushati, trajneri i Vllaznisë:- “Mendoj që gjendja e ekipit është optimale dhe presim që nesër të shfaqi vlerat e veta ekipi i Vllaznisë, duke kënaqur mijëra sportdashës të cilët do vijnë nga Shkodra për ta ndjekur këtë ndeshje ashtu si dhe dashamirës që ka Vllaznia në Tiranë dhe rrethe të tjera. Jemi të përkushtuar qind për qind për të shfaqur vlerat tona maksimale”.

Gazetari:- Në planin taktik si do të luajë skuadra kur luan të themi në fushën e saj megjithëse luan në Tiranë?

Artan Bushati, trajneri i Vllaznisë:- Mendoj që në planin taktik ekipi do të vendoset në një formë e cila jo se po e mbaj sekret por do të jemi
racionalë në punën tonë do të realizojmë me shpejtësi sulmet tona, do mundohemi ta gjejmë në befasi kundërshtarin, të shfrytëzojmë disi më tepër lojën në tokë meqënëse lartësi e kundërshtarit është e lartë dhe si rrjedhojë mendojmë që të jemi sa më ngacmues ndaj kundërshtarit”.

Gazetari:- Ju e keni takimin e parë ndërkombëtar, jeni trajner i ri në ketë sezon për Vllazninë si e prisni këtë takim?

Artan Bushati, trajneri i Vllaznisë:- “Është obligim i dyfishtë por megjithatë duke pasur mbështetjen edhe të stafit drejtues, të kolegut tim Boshi, Noja, doktorit Çoba, mendoj gjithashtu dhe Presidentit Çela i cili është dhe iniciator i këtyre gjërave, mendoj që do ta kem edhe më të lehtë”./tvklan.al