Ka filluar me mungesa Kupa e Shqipërisë në Basketboll për meshkuj dhe femra. Ndeshjet për meshkuj zhvillohen në sallën “Fahrie Hoti” të Tiranës ndërsa për femra në Korçë. Nga 6 ekipe në Tiranë po ndeshen 4 ekipe të kryeqytetit, Tirana, Dinamo, Studenti e Partizani. Ndërsa për ekipet e femrave kanë udhëtuar për në Korçë vetëm Tirana e Studenti.

Takimet e para janë mbyllur me këto përfundime : Tirana-Partizani 80-68 dhe Dinamo-Studenti 80-45. Ndërsa në Korçë ekipi i Skënderbeut ka fituar ndaj rivales kryesore Tirana me rezultatin 82-46./tvklan.al