Sport vendi, stafi i kombëtares – (26 Janar 2000)



Sport vendi, stafi i kombëtares – (26 Janar 2000)

19:25 26/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Mbledhja e komitetit ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilluar sot ka aprovuar emra të rinj që përbëjnë stafin drejtues të ekipit tonë kombëtar të futbollit, të propozuar nga trajneri Medin Zhega. Ndihmësi i Zhegës do të jetë Vasil Bici, i njohur për rezultatet e tij si futbollist e trajner i Beslidhjes së Lezhës, Vllaznisë së Shkodrës e së fundmi Shkumbinit të Peqinit. Vasil Bici ka qenë edhe në fillim të viteve ’90 në stafin drejtues të ekipit Shpresa. Trajneri i portierve mbetet Perlat Musta. Kështu është shpallur enigma e stafit drejtues të ekipit të kombëtares, që ballafaqimin e parë do ta ketë me ekipin e Maltës.

Unë zbatoj rregulloren dhe vendimet e komitetit ekzekutiv të FSHF-së është shprehur Besnik Çela, përgjegjës i sektorit të kategorisë së parë në një konferencë shtypi. Për mua lëvizjet e lojtarëve të Vllaznisë Edi Martini dhe Ulkis Kotri, janë në përputhje me rregulloren. Përsa i përketë çështjes Partizani, Çela përsëri vë përpara rregulloren dhe FSHF, të cilët duhet të miratojnë ndryshimet në klubin Partizani. Lëvizjet e futbollistëve janë bërë nga likujdatori dhe jo me firmën e Desimones, sqaron Çela./tvklan.al



Të ngjashme