Për javën e 10 të fundit të fazës së parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra 6 skuadrat të grupit A janë takuar në Tiranë në sallën “Fahrie Hoti”. Në fillim është zhvillur ndeshja Dinamo-Tirana, dy skuadra që janë pranë njëra tjetrës në renditje.

Dinamo ka fituar pa shumë vështirësi 3-0. I njëjti rezultat dhe me takimin Partizani-Teuta. Kampionët e Teutës regjistrojnë fitoren e 8-të dhe janë në vendin e parë në renditje. Në krye të renditjes janë Teuta dhe Studenti me nga 18 pikë, 8 fitore dhe 2 humbje. Lushnja në vendin e tretë me 16 pikë, në vendin e katërt Dinamo me 15 pikë, në vendin e 5 Tiranë me 13 pikë dhe mbyll renditjen Partizani me 10 pikë.

Nesër do luhen dy takimet për meshkuj. Takimi i parë Skënderbeu-Tirana është fituar nga ekipi korçar 3-2, kështu ekipi i Skënderbeut regjistron fitoren e parë bë fund të fazës së parë. Nesër në Tiranë do të takohen Studenti-Dinamo në orën 10:00 dhe në Durrës Erzeni-Teuta.

Sportdashësit peqinas kanë festuar sot 75 vjetorin e skuadrës se tyre te futbollit Shkumbini. Në mbështetje të kryetarit të këshillit të rrethit Ruzhdi Bashvogli, klubi sportiv ka organizuar një ceremoni të bukur me pjesëmarrjen e dashamirësve të saj, sportistë dhe të ftuar nga rrethe të tjera. Adem Bedalli është iniciatori i krijimit të skuadrës më 1924. Kanë luajtur për Shkumbinin dhe emra të njohur si Naim Kryeziu e Riza Lushta./tvklan.al