Një vit më parë, KESH fali fatura të prapambetura për të ndërgjegjësuar vazhdimin e të paguarit të mallit që konsumojnë. Sivjet, nuk ka tolerim. Paratë në librezë përkthehen në energji edhe në ditë festash. E kjo ka ditë që u ka munguar banorëve të Kodër Kamzës, Bathores e rretheve të tjera me debit të lartë ndaj shtetit. KESH do t’i qëndrojë premtimit. Sportele të hapura deri në ditën e fundit të vitit, për të penduarit dhe ata që duan energji. Këtë herë festimin me drita e kanë në dorë qytetarët.
Punonjëse e KESH: “Ne kemi punuar çdo ditë, prej orës 7 e gjysëm deri në orën 6 mbasdite. Arkat kanë qenë gjithmonë të hapura. Sidomos arka qendër këtu, ka qenë të dy turnet hapur, deri në orën 6 mbasdite. Dhe sot që është dita e fundit është bërë goxha punë. Janë debitorë prej 6 muajsh. Ai vjen thotë dua të paguaj vetëm tre muajt e fundit që kur më është vënë sahati dhe kështu që jemi të detyruar të bëjmë dhe ca tolerime, që të paguajnë dritat. Që të vihen në vijë që të paguajnë këtu në arkën tonë.”
Durrësi dhe Mamurrasi janë dy rrethet që i janë përgjigjur thirrjes së Korporatës për të paguar faturat e energjisë elektrike. Nuk dihet ende se si do të veprohet për periferinë e kryeqytetit, në do të kenë drita apo jo, pasi pagesa e tyre ka qenë e ulët. Debia e Kamzës, Kodër Kamzës dhe Bathores është 5 milionë euro për Korporatën Energjitike, shumë e cila do të thotë që këtyre njerëzve energjia iu desh ndërprerë me kohë./tvklan.al