Forbes shuan dyshimet, McGregor parakalon Messin e Ronaldon

Nuk është as Messi, as Ronaldo dhe as ndonjë yll i NBA-së sportisti më i paguar i vitit. Sipas revistës Forbes, është Conor McGregor. Ylli irlandez i arteve marciale të përziera vitin e fundit, shifra të matura nga Janari 2020 deri në Janarin 2021, ka fituar 180 milionë dollarë. Dhe ngjitja e tij ka filluar vetëm në vitin 2016, pasi deri atëherë ishte anonim.

Lionel Messi kaloi një vit të vështirë te Barcelona, por paga e lartë e tij, si dhe të ardhurat e tjera, ku vetëm më Adidas përfitoi 33 milionë dollarë, bënë që ai të fitojë 130 milionë dollarë. Vetëm 10 milionë dollarë më pak Cristiano Ronaldo, që vetëm nga rrjetet sociale përfitoi 70 milionë dollarë bruto, pa harruar marrëveshjen multimilionere me “Nike”.

Pastaj vijnë me radhë: Qendërmbrojtësi i Dallas Cowboys, Dak Prescott, me 107.5 milionë dollarë; ylli i Lakers LeBron James me 96.5 mln dollarë, Neymar me 95 mln, Roger Federer me 90, Lewis Hamilton me 82 mln, Tom Brady 76 dhe mbyll top 10, basketbollisti i Brooklyn Nets, Kevin Durant me 75 milionë dollarë.

Klan News