Rrëzimi i notarit Aleksi Zhonda nga trampolina gjatë ceremonisë së inagurimit të qendrës së pishinave në Paris është kaluar me humor nga vetë ai.
26-vjeçari i cili përfaqësoi Francën në Tokio 2020 qetësoi të gjithë me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, duke thënë se ishte mirë fizikisht, por jo egoja e tij si sportist. Kjo sepse ndodhi në sytë e presidentit francez Emanuel Makron, i pranishëm në këtë eveniment.

Zhonda nuk ngurroi në fund të shfaqes të tregonte edhe shenjat në trup madje, duke e komentuar më pas me tone humori edhe në rrjetet sociale.
“U rrëzova para presidentit, para të gjithë Francës. Atëherë argëtohuni sepse e meritoj të vendosem në lojë”.
Mediat franceze e kthyen këtë rast në klipe plot humor. Aleksi Zhonda ka fituar medaljen e argjendit në Botërorin e vitit 2022.
Tv Klan