Siliano Allajbeu përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin e Kick Box

Ky është Megdani apo Mejdani që fton në fushëbetejë dhjetëra luftëtarë të kick box-it nga e tërë bota. Gara e madhe e kryeqytetit serb konsiderohet si një prej më të rëndësishmëve në këtë pjesë të Evropës. Gjithçka fillon me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe rajon.

Në këtë sallë bëhet përgatitja e sportistëve para se të dalin në ring.

Siliano Allajbeu, nuk ka mundur të stërvisë për disa kohë pasi ai vjen nga Durrësi. Por ka arritur për ta përfaqësuar Shqipërinë. Bashkë me trajnerët që kujdesën për të ai bëhet gati për duelin me një kampion nga Bosnja me të cilin përballet. Është i ri dhe me shumë vullnet dhe gjithçka bëhet ngjashëm dhe me kujdes ashtu sikurse edhe sportistët tjerë.  

Ngrohja finale fillon me trajnerin Muharrem Gega, i cili beson tek nxënësi i tij. Por natyrisht që në një garë të tillë nuk mjafton vetëm forca pasi ndeshja zhvillohet para një publiku të madh në një vend të huaj siç është Serbia.

Ndeshja e parë është e shqiptarit. Gjithçka fillon me këngë shqip. Siliano këtu luftoi fuqishëm për fitore edhe pse disa pikë më pak atij nuk ia dhanë triumfin. Por organizatorët e vlerësuan paraqitjen e tij dhe premtuan se do të ftojnë sërish shqiptar që miqësisht të përballen në këtë sport luftarak.

Tv Klan