Spotify frymëzohet nga Tik Tok, teston opsionin e ri



Spotify frymëzohet nga Tik Tok, teston opsionin e ri

08:59 26/11/2021

Spotify bëhet aplikacioni i fundit që teston versionin vertikal të videove, i cili u bë i famshëm nga Tik Tok. Në versionin e testimit për celularët iPhone zbulohet një opsion i ri në faqen kryesore, “Discover”.

Pikërisht në këtë risi gjenden klipe muzikore në format vertikal që përdoruesit mund t’i shohin njësoj siç veprojnë në kur qëndrojnë në Tik Tok. Megjithatë, nuk është bërë ende e qartë nëse “Discover” është ende në fazat e testimit dhe do të jetë i disponueshëm më vonë apo nuk do bëhet ndonjëherë pjesë e platformës muzikore.

Risia u njoftua nga Chris Messina, i cili njihet për shpikjen e “hashtag” i cili postoi një video të shkurtër në Twitter ku tregohej sistemi i ri.

Spotify ka njoftuar për “Techcrunch” se nuk është duke e lançuar ende publikisht opsionin e ri./tvklan.al








Të ngjashme