Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, Netflix ka rritur abonimet me shifra marramendëse. Shkak për këtë është seriali korean që është shndërruar në kryefjalë, “Squid Game”.

Platforma shtoi 4.4 milionë abonentë deri më 30 Shtator, dyfish më shumë se sa tremujori paraardhës.

Seriali korean u shndërrua në hit dhe u pa nga të paktën 142 milionë shtëpi në katër javët e para.

Kompania amerikane, e cila është platforma më e madhe në botë për shërbimin e përmbajtjeve të filmave, serialeve dhe dokumentarëve, pritet që në tremujorin e fundit të shtojë edhe 8.5 milionë abonentë.

Përveç “Squid Game”, serialet më të njohura dhe më të shikuara deri më tani janë “Sex Education” dhe “Queen’s Gambit”./tvklan.al