Srebenica reagon për Nobelin në Letërsi

Posta

Srebenica reagon për Nobelin në Letërsi

19:08 12/10/2019

Të mbijetuarit kërkojnë revokimin e çmimit ndaj Handke

Të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës kërkojnë revokimin e çmimit Nobel në Letërsi ndaj shkrimtarit austriak Peter Handke. Ata e quajnë turp vlerësimin e tij, pasi mohoi vrasjet makabre dhe mbështeti regjimin e egër të Slobodan Miloseviç. Munira Subasiç, presidente e shoqatës Nënat e Srebrenicës, e cila përfaqëson të mbijetuarit, tha se fitorja e Handke kishte tronditur dhe dëmtuar të mbijetuarit e masakrës.

“Është tronditëse dhe e turpshme të dëshmosh këtë 24 vjet pas masakrës. Ky çmim i shkon një njeriu adhuronte Millosheviçin dhe ky i fundit është emëruar kasap i shekullit të 20-të”.

Handke mbajti fjalim në funeralin e Millosheviçit në 2006. Gjithashtu ka shprehur mbështetje për liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karadziç dhe Ratko Mladiç, të dy të dënuar për genocid, për vrasjen e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në enklavën e mbrojtur nga KB të Srebrenicës.

Në 1996, Handke shkroi një ese të quajtur “Udhëtim drejt Lumenjve: Drejtësi për Serbinë” në të cilën ai mbronte administratën e Millosheviçit. Akademia Suedeze ka reaguar për New York Times, duke thënë se nuk i takon akademisë të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike.

Por ndërkohë kjo nuk është hera e parë që akademia suedeze përfshihet në skandale të tilla. Në 1939 diktatori më i egër  të gjitha kohërave Adolf Hitler ishte nominuar për Nobelin e Paqes, bashkë me Benito Musolinin e Italisë.

Shkrimtari Franc Kafka refuzoi çmimin, por kohet e fundit edhe Bob Dilan, pikërisht sepse akuzonin akademinë për vlerësime politike në çmime.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT