Stabilizohet situata e Covid në Maqedoninë e Veriut


Stabilizohet situata e Covid në Maqedoninë e Veriut

19:20 06/09/2021

Autoritetet shëndetësore po presin rekomandimin për nisjen e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës

Ulen shifrat e të diagnostifikuarve të rinj bashkë me to edhe numri i kontrolleve nëpër spitale si dhe numri i të hospitalizuarve në spitalin e Tetovës dhe të gjitha këto parametra tregojnë se situata me koronavirusin po zbutet. Kështu deklaroi numri një i shëndetësisë Venko Filipçe.

Vazhdon trendi i uljes së shifrave, edhe tek numri I përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj, dhe rreth 490, pra nën 500, ulet edhe numri i kontrolleve nëpër spitale, nuk ka më numër të madh të të hospitalizuarve në spitalin e Tetovës, tani është 90 kundrejt 120 siç ishin paraprakisht”.

Ai tha se autoritetet po e përcjellin situatën epidemiologjike nëpër shkollat ku aktualisht po zhvillohet mësimi online, për të parë nëse eventualisht nevojitet vazhdim apo kthim në bankat shkollore.

Të mërkurën përfundon rekomandimi për mësim online në shkollat e mesme Strugë dhe Kërçovë, mbetet edhe një javë për Tetovën dhe Gostivarin, do të ketë mbledhje komisioni për sëmundjet infektive ku do të shihet nëse eventualisht nevojitet vazhdimi”.

Ai tha se nëse respektohen protokollet rreziku është minimal dhe fëmijët janë të sigurtë.

Duke pasur parasysh faktin që vitin e kaluar kur 40% e nxënësve të përgjithshëm ishin me prezencë fizike dhe vërtet ishte i vogël numri I fëmijëve që janë sëmurë nëpër shkolla, vlerësojmë se me këto protokolle dhe duke pasur parasysh përvojën nga viti I kaluar, vërtet rreziku është minimal, praktikisht nëse respektohen të gjitha protokollet, fëmijët janë të sigurtë”.

Sa i përket pacientëve të vaksinuar që janë shtruar në spital, Filipçe tha se numri më i madh I tyre kanë pranuar vetëm njërën dozë të vaksinës, duke shtuar se nuk ka aspak dallim se cilën vaksinë e kanë pranuar. I pyetur lidhur me rekomandimin për dozën e tretë të vaksinës për të gjithë qytetarët, Filipçe tha se akoma po presin rekomandimin zyrtar, ndërsa theksoi se qytetarët mund të vaksinohen me dozën e tretë të kompanisë Pfizer, pavarësisht se të cilës kompani ishin dy dozat e para.  

Klan Macedonia






Të ngjashme