Bashkia e Tiranës i është përgjigjur thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të dhuruar gjak për njerëzit në nevojë.

Pranë Bashkisë është ngritur një stacion i dhurimit të gjakut, ku të parët që dhanë kontributin e tyre ishin punonjësit e saj.

Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi dhuroi gjak, ftoi gjithë qytetarët të kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë personave që kanë probleme shëndetësore dhe nevojë për gjak.

Tv Klan