Bordi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar është alarmuar pasi ekipi ka ndier erë plastike të djegur dhe mjegulla tymi.

Ngjarja ka ndodhur në ndërtesën ruse Zvezda, e cila shërben si godinë strehimi raportojnë mediat e vendit.

Ndërtesa stacionike ka hasur një numër problemesh ndër vite, ku një zyrtar rus ka paralajmëruar për pajiset e vjetra dhe sistemin e dëmtuar.

Këtu përfshihet mosfunksionimi i duhur, plasaritje dhe rrjedhje ajri.

Agjenti rus i hapësirës Roscosmos u shpreh më pas se i gjithë sistemi u kthye në normalitet.

Tymi u vu re në fillim gjatë karikimit të baterive të stacionit, e cila është përhapur nga segmenti rus, në atë amerikan, por tani i gjithë stafi është kthyer në trajnimin normal të tij.

Agjencia hapësinore Amerikane NASA reagoi për situatën duke deklaruar se planifikimi për udhëtimin në hapësirë qëndron ende siç është informuar dhe nga mediat ruse.

Dy austronautët rusë vazhdojnë planin sipas modelit shkencor Nauka.

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është ndërtuar në vitin 1998 si pjesë e një projekti të përbashkët mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe disa shteteve europiane, e cila është modeluar për një jetëgjatësi 15 vjeçare./tvklan.al