Autoritetet policore në kryeqytet, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Stacioni i fundit”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i 47-vjeçarit A. H., banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në banesën e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” posedonte kokainë dhe kanabis. 

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve është ushtruar kontroll fizik ndaj tij dhe në banesë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 58 gramë lëndë narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një sasi me lëndë të dyshuar kanabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore dhe 4 aparate celular./tvklan.al