Një operator i madh hekurudhor në Japoni do të nisë një projekt ambicioz për të ndërtuar stacionin e  parë hekurudhor në botë të prodhuar në 3D.

Struktura me përmasa rreth 10 metra katrorë dhe do të vendoset në Wakayama, në jug të Osakës që është qyteti i tretë më i populluar i Japonisë.

Objekti do të zëvendësojë një kompleks të rrënuar druri që strehon udhëtarët në stacionin Hatsushima, shkruan CNN.

Një model kompjuterik shfaq një strehë të bardhë nën një çati të harkuar, me një fetë portokalli të cilat kultivohen në zonë, të gdhendur në fasadë.

Stacioni është një hyrje në Jinoshima, një ishull i pabanuar ku vendasit shkojnë për not, kamp dhe lundrim.

Arida, qyteti pranë është një shtëpi për peshkatarët dhe ka vargmale të mrekullueshme që zbukurohen nga pemët e portokajve.

Elementët strukturorë do të parafabrikohen me teknologjinë e printimit 3D përpara se të dërgohen në kantier dhe më pas do të montohen nga punëtorët për 6 orë. Puna do të nisë më 25 mars, pas largimit të trenit të fundit.

Nuk dihet pse është zgjedhur ky stacion, por sipas Hekurudhës Perëndimore Japoneze, projekti do të ndihmojë ata si dhe kompanitë e tjera që të keni mundësi të eksplorojnë “materiale ndërtimi të qëndrueshme dhe teknologji novatore” për rajonet e tjera në të ardhmen.

Japonia po përballet me tkurrjen e krahut të punës për shkak të plakjes së popullsisë. Sipas shifrave zyrtare, parashikohet që mbi 40% e popullsisë të jetë mbi 65 vjeç ose më shumë në vitin 2070./tvklan.al