Në disa ndeshje pritet të shiten të gjitha biletat

Sezoni i ri Serie A po pritet me entuziazëm nga tifozët. Në ndeshjet e javës së parë që do të luhen më 13, 14 dhe 15 Gusht ka nga ato që janë shitur biletat të gjitha ose janë afër përfunimit sipas “Gazzetta dello Sport”.

Për sfidën Lecce – Inter në Via del Mare nuk ka më asnjë vend të lirë. Rikthimi i skuadrës puljeze në Serie A dhe përballja me një ekip të madh ka bërë që stadiumi rreth 40 mijë vendësh të mbushet. Interesim të lartë ka edhe për takimet Milan – Udinese dhe Juventus – Sassuolo, pasi kanë mbetur pak bileta në dispozicion. 

Në Salerno pritet një stadium i mbushur për takimin Salernitana – Roma, ndërsa në “Olimpico” priten rreth 40 mijë shikues për sfidën Lazio – Bologna. Sipas përllogaritjeve pritet që java e parë të ndiqet nga rreth 300 mijë spektatorë.

Tv Klan