Një grup priftërinjsh i kanë dërguar një letër kryepeshkopit të Napolit, Crescenzio Sepe, dhe deklarojnë se janë kundër vendimit që stadiumi i qytetit të marrë emrin Diego Armando Maradona.

Stadiumi San Paolo duhet të jetë qëndrojë me këtë emër, pasi është një i shenjtë që na solli Jezusin”, shkruajnë priftërinjtë.

Më tej ata sugjerojnë se nëse shumë tifozë duan që dhe Maradona duhet të jetë pjesë e emrit të stadiumit, të gjendet një rrugë e mesme.

Të gjithë jemi dakord për një gjë: nuk duam një propozim të pastër. Do të ishte mirë të emërtohej Stadiumin San Paolo-Maradona, si në Milano ku ka San Siro-Meazza”, shtojnë ata.

Letra është nënshkruar nga don Salvatore Giuliano, don Luigi Merola, don Carmine Amore, don Lello Ponticelli dhe don Armando Sannino, të cilët janë priftërinj shumë të njohur në Napoli.

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare. Ai ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Napolit dhe në këtë qytet ai gëzon respektin e të gjithëve./tvklan.al