Stadiumi i ri do të jetë gati për Francën

Stadiumi i ri do të jetë gati për Francën

16:00 15/11/2019

Dervishaj: E kaloi testin, po plotësojmë kërkesat e UEFA

Kur përfaqësuesja franceze të zhvillojë seancën stërvitore në stadiumin e ri të Tiranës, gjithçka do të jetë gati. Kur na ndajnë 4 ditë nga ndeshja, punëtorë të shumtë janë të çdo pikë të arenës së re të futbollit në kryeqytet, duke u dhënë dorën e fundit detajeve. Të tjerë shihen edhe përreth stadiumit. 

Shefi i sektorit të infrastukturës në FSHF, Arben Dervishaj thotë se impianti e kaloi testin e inspektorëve të UEFA-s me ndeshjen mes vajzave të Apolonisë dhe Vllaznisë dhe se tashmë po vendosën në vend disa detyra te lëna.

 “Stadiumi e kaloi testin dhe vendimi është marrë që do të luhet. Këta punëtorë po merren me punë të vogla. Ndriçimi është vendosur dhe deri të enjten do të jenë vendosur edhe sinjalistika për tifozët”, shprehet Dervishaj.

Probleme shfaqi tapeti i blertë, por sipas zyrtarit të Federatës së Futbollit edhe fusha do të jetë gati për ndeshjen.

“Një pjesë e fushës në anën jugore shfaqi probleme. Ajo pjesë është nën vëzhgim dhe do të jetë gati për ditën e ndeshjes, shpresojmë të mos ketë rrebeshe, pasi mund të shfaqë ndonjë problem, por besoj se nuk do të ndodhë”, shton Dervishaj.  

Përballja Shqipëri–Francë është e fundit për kualifikueset e Europianit 2020 dhe pritet që në këtë ndeshje inaguruese të jenë të shumtë tifozët dhe të ftuarit e Federatës Shqiptare të Futbollit, mes tyre dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi