Hidhet ideja të marrë emrin e legjendës së futbollit italian

Stadiumi “Olimpico” i Romës të marrë emrin Paolo Rossi. Kjo është ideja e hedhur së fundi në Itali nga presidenti i federatës Gabriele Gravina për të nderuar futbollistin e njohur italian kampion bote në 1982 dhe që u shua 1 vit më parë.

Dhoma e deputetëve votoi në favor të këtij propozimi, duke ia kaluar qeverisë të shqyrtojë këtë mundësi. Gruaja e legjendës italiane, Federica Cappelletti u shpreh e mallëngjyer për këtë për këtë ide.

Por kjo nuk është përqafuar nga tifozët e Roma dhe Lazio, pasi e shikojnë si një figurë që nuk mund të identifikohet futbolli i qytetit. Në karrierën e tij Paolo Rossi është aktivizuar me Juventus dhe Milan. Të presim nëse kjo ide do të realizohet.

Tv Klan