Stafi i “Klanifornia”, ashtu si çdo shqiptar, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura në këtë tragjedi. Shpreh solidaritet për të gjithë ata që po kalojnë një traumë kaq të madhe.

Shpreh falenderim për këdo që, me vetëmohim, po lufton me rrënojat për të shpëtuar jetë njerëzish. Shqiptarët kudo që ndodhen, sot janë bashkë më shume se kurrë dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë!

Për respekt të jetëve të humbura, familjarëve të tyre apo njerëzve që janë prekur nga kjo tragjedi, kemi vendosur anulimin e shfaqjes këtë javë, me urimin dhe shpresën, që duartrokitjet dhe të qeshurat tuaja të kthehen ne lutje dhe gjithçka të marrë fund sa më shpejt. Ju duam! /tvklan.al