Pas trajnerit Pioli infektohet edhe ndihmësi Murelli

Milan po kalon probleme në stafin teknik për shkak të Covid-19. Pas trajnerit Stefano Pioli edhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli doli pozitiv me koronavirus pas testit të kryer.

Klubi e njoftoi të martën rezultatin e analizës, duke shtuar se Murelli është i izoluar në shtëpi prej ditës së shtunë. Një goditje e madhe para ndeshjes me Napolin e planifikuar të dielën në mbrëmje në stadiumin “San Paolo”.

Përflitet që për këtë takim mund të jetë si trajner Daniele Bonera, i cili është pjesë e stafit. Edhe pse komunikimi do të jetë mes stolit kjo mund të ndikojë te lojtarët në një moment kur Milan pësoi humbje në Europa League pas 24 ndeshjesh zyrtare dhe barazoi në kampionat me Verona.

Milan kryeson renditjen në Serie A ku ka 2 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Tv Klan