Sylvester Stallone vjen me ide të qarta për të risjellë Rocky Balboa-n në ekranin e madh.

Me këmishë me kuadrate, jeans dhe çizme, si për t’ju përshtatur më mirë rolit në kapitullin e pestë të sagës “Rambo” të prezantuar në Kanë, aktori i famshëm u ndal edhe në mënyrën se si duhet konceptuar një film i ri për personazhin që e bëri mit.

72-vjeçari ka shpjeguar se ai do të donte që vazhdimi i dramës me boksierë këtë herë ta kalonte vëmendjen tek jeta e një emigranti që jeton ilegalisht në SHBA.

Ndonëse shprehu pasigurinë nëse do arrijë ta realizojë, ai e konsideroi këtë ide fenomenale dhe ndryshe nga ajo çka publiku është mësuar të shohë.

Disa muaj më parë Stallone kishte lajmëruar se nuk do ta luante më vetë rolin e Rockyt, për t’i dhënë hapësirë gjeneratës së re të mishëruar nga Adonis Johnson, hero i sagës së “Creed”.

Tv Klan