Stuhi të fuqishme goditën befas Stambollin.

Erërat e forta të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm dhe një breshër të fortë, shkaktuan të paktën 5 të plagosur dhe përmbytje. Pamjet tregojnë momentin kur njerëzit futen me vrap në metro për t’u strehuar, për shkak të breshërit.

Stuhia e fuqishme shkaktoi edhe një shpërthim në perfieri të Stambollit, por flakët u vunë menjëherë nën kontroll.

Transporti i njerëzve është i paralizuar.

Moti i keq detyroi kompanitë ajrore të anulojnë dhjetëra fluturime. Mediat turke raportojnë se stuhia ka lënë pas shumë dëme materiale. Ndërtesa dhe automjete të shumta janë dëmtuar nga breshëri dhe erërat.

Kjo është hera e dytë që stuhitë godasin Stambollin, duke shkaktuar pasoja.

Tv Klan