Stambolli ndriçohet me 500 drone


Stambolli ndriçohet me 500 drone

20:40 27/05/2021

Pamja spektakolare zgjati rreth 30 minuta, po xhirohej një reklamë

Kjo ishte pamja që ofroi Stambolli gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Bosfori u ndriçua me 500 dronë. Shfaqja ishte në kuadër të një reklame për një model të ri makine. Gjatë xhirimeve në ajër u krijuan figura të ndryshme me drita. Dronët i dhanë një pamje spektakolare urave të Bosforit si dhe Kullës së Vashës, një prej godinave më interesante në Stamboll.

Sipas agjencisë së lajmeve “Ihlas”, 500 dronët menaxhoheshin nga dy persona ndërsa shfaqja zgjati rreth 30 minuta. Spektakli u shijua nga qytetarët të cilët fiksuan këtë moment me kamerën e telefonit.

 Kjo nuk është hera e parë që Stambolli ndriçohet në këtë mënyrë. Në 30 Gusht të vitit të kaluar 300 dronë u përdorën për të ndriçuar qiellin e metropolit turk gjatë festimeve për ditën e fitores.

Klan News






Të ngjashme