Kreu i OSBE në Shqipëri, Vinzenzo Del Monaco, është shprehur se për zgjedhjet e 25 Prillit do të presë raportin përfundimtar e më pas do të japë një deklaratë. Nga Korça, Monaco tha se OSBE ka bërë një vëzhgim të gjatë në Shqipëri dhe shumë shpejt do të publikohet raporti përfundimtar.

OSBE nuk bën certifikim por bën vëzhgim, unë them se duhet të presim raportin përfundimtar dhe të mos dalim në përfundimtare tani. Ajo që dua të theksoj sot është se në Shqipëri kishte masa të mira para zgjedhjeve dhe gjatë zgjedhjeve nga KQZ. Prezenca e OSBE pasur dhe një bashkëpunim të mirë me Policinë e Shtetit. Por ne kemi zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese që qytetarët të merrnin pjesë në zgjedhje“, tha ai.

Më tej u pyet dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe sa ai kërkon gjithmonë transparencë kur bëhet fjalë për reforma.

Ndërkohë për sa i përket deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një maskaradë elektorale tha se i dëgjon me vëmendje të gjitha deklaratat e liderëve në Shqipëri./tvklan.al