Starlink është tashmë i pranishëm edhe në Shqipëri. Kështu ka shkruar kreu i kompanisë Elon Musk në rrjetin social “X”, ku njofton se interneti i shpejtë satelitor mbulon sipërfaqen e vendit tonë.

Për t’u lidhur me internetin e ofruar nga Starlink duhen patur pajisjet e duhura të kësaj logo, dhe kushdo mund të të përdore me një pagesë mujore që nis nga 6500 lekë, por ka dhe shërbime për kompani të mëdha ku shifra mund të arrijë në 65.000 lekë dhe aksesi në data është pa limit.

Ky shërbim u krijua parimisht për të lidhur me internet zona të largëta rurale dhe të paaksesueshme me shërbimet aktuale. Projekti Starlink, parashikon një flotë prej mijëra satelitësh në orbitën e Tokës në lartësinë 550 km.

Lajmi u përshëndet nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në Facebook i ka uruar mirëseardhjen Elon Mask me këtë projekt të ri.

Në vitin 2020 nisi të jetë operativ ky shërbim në SHBA, me pas në disa vende të tjera Evropiane, ku nga sot i shtohet listës edhe Shqipëria. Deri më tani në Evropë është prezent interneti satelitor Starlink në Itali, Gjermani, Britani, Hollandë, Belgjikë, Francë dhe Austri.

Klan News