Sulejman Starovës nuk i ka kaluar ende indinjata pas ndeshjes me Kukësin, ku Partizanit iu mohua një gol dhe pretendohet se gjykimi i arbitrit ndryshoi rrjedhën e lojës.

Për teknikun mungesa e tifozërisë për shkak të ndeshjeve të luajtura jashtë tirane, ka ndikuar në rezultate. Ndaj Laçit thotë se do të jetë e vështirë pasi e tillë ka qenë edhe për Skënderbeun dhe Tiranën.

Në kryeqytet Tirana do të luajë kundër Korabit. Dibranët në vendin e fundit duket se janë një kundërshtar i lehtë për bardheblutë.

Në ndeshjet e tjera të javës Vllaznia pret Luftëtarin, Teuta, Skënderbeun dhe Kukësi përballet me flamurtarin.

 

Superliga Java 15

Teuta – Skënderbeu

Vllaznia – Luftëtari

Kukësi – Flamurtari

Tirana – Korabi

Partizani – Laçi

Tv Klan