E filloi vitin me një humbje, por drejtori i përgjithshëm i Partizanit e konsideron këtë vetëm një mungese fati. Olsi Rama thotë se të kuqtë dhanë maksimumin e tyre në fushë ndaj Flamurtarit.
“Per ne, në fakt, ajo është e rëndësishme për këtë fazë ku jemi, duke pasur parasysh se edhe ekipi luajti me mungesa nga lojtarët dhe kontingjenti që ne kemi sjellë.”
Merkato është e përfunduar dhe skuadra është e plotë madje ka lojtarë që kërkon t’i huazojë. Po negociohet me Realdo Filin dhe menaxherin e tij.
“Është mirë kur ti ke konkurrencë në ekip. Fili është një lojtar i Partizanit. Ne kemi diskutuar, kemi sugjeruar edhe një formë huazimi. Nuk është i larguar, kemi akoma për të biseduar. Një lojtar si Fili ndjehet në trysni por është zgjedhja e trajnerit se kë do të fusë në fushë.”
Sa i përket teknikut, Rama përgënjeshtroi lajmet se Starova mund të zëvendësohet.
“E lexova në gazetë. S’ka asgjë të vërtetë.”
Partizani po përgatitet për revanshin ndaj Flamurtarit, por në Kupën e Shqipërisë. Të kuqtë kanë objektiv edhe këtë trofe.
Tv Klan