Reagimi ndaj gjyqtarëve të ndeshjen Flamurtari – Partizani i kushtoi shumë Sulejman Starovës. Trajneri i të kuqve është pezulluar me 8 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.

Starova nuk e kaloi lehtë penalltinë e akorduar kundër Partizanit në ndeshjen e me Flamurtarin në kampionat, duke iu kthyer fillimisht gjyqtarit të katërt dhe më pas atij kryesor. Një mungesë e madhe për ekipin kryeqytetas, por ndëshkimi pritej dhe nga vetë trajneri.

Ndëshkim nga Komisioni i Disiplinës mori edhe Marko Radas. Mbrojtësi i Skënderbeut nuk përmbajti nervat në ndeshjen me Luftëtarin, duke u përjashtuar me karton të kuq nga fusha. Disiplina gjobiti dhe Lushnjen me 200 mijë lekë për sjelljen e tifozëve të saj në sfidën me Teutën.

Tv Klan