Sulejman Starova do të vijojë detyrën në drejtimin e skuadrës. Klubi i Partizanit njoftoi se Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar teknikun në krye të ekipit.

Partizani doli këtë të hënë në stërvitje pa trajnerin, ndërsa në njoftimin zyrtar thuhet se drejtuesit më të lartë u kanë kërkuar të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik që të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës.

Trajneri Starova do të rikthehet në seancat stërvitore që të martën për të përgatitur ndeshjen e fundit për vitin 2017, atë kundër Vllaznisë, e programuar për t’u luajtur më 22 Dhjetor.

Tv Klan