Një nga festivalet më të famshme në botë, i njohur për maskat e mrekullueshme

Një gondolier zanash, një mi gjigant madje edhe vetë mbreti i rock and roll-it, Elvis Presley, nisi parada vjetore e varkave në Venecia këtë të dielë. Turistët u rreshtuan në Kanalin Grande të qytetit për të parë paradën me gondolat e zhurmshme dhe shumëngjyrëshe që lundronte përpara.

Karnavalet e Venecias, janë një nga festivalet më të famshme në botë dhe janë të famshme për maskat e tij të mrekullueshme.

Festivali i përvitshëm ofron një mundësi për turistët dhe vetë venecianët të prezantojnë kostumet më të bukura të tyre të karnavaleve, dhe maskat e shumëllojshme po ashtu. Festivali i sivjetshëm përfundon më 13 shkurt.

Klan News