Sot janë shpallur kompozitorët fitues që do të marrin pjesë në katër netët e Festivalit të Fundvitit. Nga 116 këngë të paraqitura gjithsej, vetëm 36 janë konsideruar si më të mirat për të konkururar në ditët e festivalit. Juria e cila ka qënë e përbërë nga 8 anëtarë, më kryetar Gjon Simonin ka bërë përzgjedhjen. Ndër fituesit e festivalit ndër vite mund të përmendim Vladimir Kotanin sëbashku me të birin, Shpëtim Saraçin dhe Kujtim Vlaron. Duke vazhduar me kompozitorët Alfred Kaçinari, Françesk Radi, Adrian Hila, Edmond Zhulali, Luan Zhegu, Selim Ishmaku, Markeljan Kapedani, Elton Deda e të tjerë. 5 janë grupet fituese ku spikatin Spirit Voice dhe Djemtë e Detit. E veçanta që vihet re këtë vit është pjesmarrja e kompozitoreve femra duke përmendur Ema Qazimi, Sonila Mara, Suela Kalaja dhe Mimoza Mustafa. Edhe kompozitorë të njohur kanë mbetur jashtë konkurimit si Osman Mula dhe Avni Mula, Flamur Shehi, Alban Karabashi e mjaft të tjerë. Skenaristë janë Genc Ymeraj dhe Jorgo Papingji dhe nuk do të ketë redaktor letrat. Ditën e Hënë shpallen dhe fituesit.

Pamje nga festivali, kengetarë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti