“Dance with Me” ngre siparin këtë të hënë në Tv Klan. Një prej programeve më të ndjekura, i cili ka shënuar rekord audience në të gjitha trevat shqiptare do të sjellë edhe këtë sezon shumë surpriza.

Produksioni i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, këtë herë ia beson gjykimin Kledi Kadiut, koreografi dhe balerinit shqiptar që ka vendosur firmën e tij në historinë e kërcimit.

Në panelin e jurisë nuk mund të mungojë ëmbëlsia e Valbona Selimllari dhe batutat e stili origjinal i Robert Aliaj. Përgatitjet tashmë kanë përfunduar, gjithçka është gati për t’u ngjitur në skenë, ata,12 personazhet më të pëlqyer të publikut.

6 çifte do të konkurrojnë jo në profesionin e tyre, por në garën e kërcimit për të fituar kupën e “Dance With Me”.

Një rrugëtimi i gjatë, i mbushur plot garë e emocion, një eksperience e jashtëzakonshme e gjitha për t’u ndjekur e shijuar, sfidë përtej çdo parashikimi. ‘DWM’ formati që ndërthur harmoninë, tensionin dhe pasionin, energjinë por mbi të gjitha, rregulli është vetëm një, kërce!

Tv Klan