Starton sot kampionati italian i futbollit. Ndeshja që hap siparin do të jetë ajo mes kampionëve të Juventusit dhe Parmës, e cila do të luhet në orën 18:00.

Në mbrëmje do të zhvillohet takimi tjetër, ai mes Fiorentinës e Napolit. Natyrisht që bardhezinjtë mbeten favoritët për titullin kampion.

Nuk qëndrojnë pas në garën për trofeun dhe Interi me Napolin, që kanë ofruar lojtarë tepër cilësorë gjatë merkatos.

Tv Klan