Në listën e rikuperuesve të Serie A

Paraqitja e lojtarëve në futboll nuk shihet vetëm në golat që shënojnë, apo në minutat e luajtura por edhe në kontributin konkret të tyre në ndeshjet e skuadrës.

Berat Gjimshiti bën pjesë në lostën e futbollistëve të serie a që rikuperojnë më shumë top. Gjimshiti renditet në vendin e gjashtë për nga numri i topave të rikuperuar për skuadrën e tij Atalanta.

Mbrojtësi i kombëtares ka rikuperuar në total 199 herë, vetëm 1 më pak se Koulibaly dhe 3 më pak se Romagnoli. Një tregues që konfirmon edhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalon.

Javën e fundit ishte njeriu i ndeshjes me golin e shënuar në limite, teksa Atalanta fitoi 3-2 pikërisht përballë Veronës së Amir Rahmanit, të Kombëtares së Kosovës. 

Ai është i pari në listën e lojtarëve që rikuperojnë më shumë me një total prej 223 topash.

Tv Klan