Skeleti për ndërtesën më të lartë në botë në nder të Jezusit është gati. Statuja mban emrin Krishti Mbrojtësi është mbi 42 metra dhe është ende në ndërtim, në Encantado të Brazilit.

Një moment që do të mbarojë, kjo statujë do të lerë pas për nga lartësia Krishti Shpëtimtari, statujën e famshme të Brazilit që ndodhet në Rio de Janeiro, me një lartësi prej 37 metrash.

Gjatësia e krahëve të hapur të statujës së re është 35 metra.

Ndërtimi i saj nisi në Korrik të 2019-s dhe pjesa e trupit do të jetë prej xhami, ku vizitorët do të mund të ngjiten me anë të ashensorëve. Skeleti është prej çeliku dhe kur të përfundojë do të ketë në përbërje mbi 17,600 metra kub beton. Për ndërtimin e kokës që peshon rreth 40 ton u deshën 3 muaj.

Ky krijimin, i dizenjuar nga një prift i zonës, pritet që të përfundojë në fund të vitit. Ndërkohë, rivali i tij Krisht Shpëtimtari do të festojë 90 vjetorin në Tetor dhe për ditëlindje po i nënshtrohet restaurimit./tvklan.al