Muzeu i artit “Madame Tussauds” në Blackpool, zbuloi sot statujën e re prej dylli të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeth. Ajo do të vendoset në vitrinën kryesore gjatë Jubileut të Platinit të saj vitin e ardhshëm, shoqëruar nga modele të qenushave të racës Corgi dhe Dukës e Dukeshës së Kembrixhit.

E veshur me një xhaketë në ngjyrë rozë të ëmbël dhe fund, statuja mban vathët e famshëm prej perle të Mbretëreshës. Ajo duket kaq reale sa mund të mendosh se është e gjallë dhe njerëzit kanë vështirësi të dallojnë cila është e vërteta. Figura hyri në muze me një ceremoni që përfshinte një karrocë me kuaj dhe një eskortë mbretërore.

Por ndërsa muzeu realizonte shfaqjen, Mbretëresha ndodhej 150 milje larg, në Kardif, me një veshje të ngjashme me të statujës në ceremoninë e hapjes së Welsh Senned.

Për herë të parë, Mbretëresha u përjetësua në “Madame Tussauds” në Londër në vitin 1928, kur ishte ende një Princeshë, asokohe 2 vjecce. Që atëherë, janë krijuar 23 vepra të tilla, në faza të ndryshme të jetës së saj./tvklan.al