Madame Tussauds në Londër zbuloi një statujë të re të Princeshës së Uellsit të Britanisë, Kate Middleton. Kjo në nder të një veshjeje mbrëmjeje që Kate veshi në pritjen e dytë vjetore diplomatike të Mbretit Charles në Dhjetor 2023.
Figura e Kate mban gjithashtu një diademë me diamante dhe perla të quajtur Diadema Lovers Knot së bashku me vathët me diamant Greville në formë dardhe.
Një punim prej dylli i bashkëshortit të Kate dhe trashëgimtarit të fronit, Princit William, ka pësuar gjithashtu një ndryshim në veshje. Figura e tij prej dylli tani mban veshur një smoking të zi dhe një papion të bardhë, dhe medaljet e ushtrisë së tij.
Figura e re prej dylli e Kate në muze qëndron përkrah Princit William në Royal Palace Experience, një seksion që përfshin edhe figura dylli të personaliteteve të tjera mbretërore si Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla.
Klan News