Ajo është instaluar në një park lojërash në Nju Jork

Një statujë e kuqe që përshkruan liderin rus, Vladimir Putin, duke hipur në një tank është instaluar në një park lojrash në Nju Jork.

Fëmijët mund të shihen duke luajtur afër kësaj statuje e cila ironizon liderin rus.

Statuja është vepër e artistit francez, James Colomina, i cili njihet për krijimin  e statujave të kuqe dhe vendosjen e tyre në mënyrë të paparalajmëruar.

Mendoj që është një mënyrë e mirë për të shprehur opinionin tënd dhe për t’i treguar botës se ka shumë njerëz që nuk janë aspak të lumtur me atë se çfarë po ndodh”, shprehet një banore e Nju Jorkut.

Vlen të përmendet se kjo statujë e veçantë që ironizon kreun e Kremlinit tashmë është parë në kopshtet e Parisit.

Klan News